Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu janë pezulluar 21 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 16 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1307 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 228 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 52 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 84 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 375 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 177 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 1 masë administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 14 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 376 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb