Janë zbardhur emrat e 10 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Puzzle”.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se ditën e sotme u arrestuan: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.
Ndërkohë në 1 maj janë arrestuar shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
Janë shpallur në kërkime dhe dy shtetas të tjerë tëidentifikuar si R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Hetimet kanë zbuluar se ky grup siguronte armët kryesisht në Kosovë dhe më pas i transportonte drejt Tiranës për qëllime shitjeje. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të ndaluarve, K. F., u gjetën dhe sekuestruan 2077 fara cannabisi, duke treguar lidhje të mundshme të grupit edhe me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit, u sekuestruan:
14 armë zjarri (12 pistoleta, një prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë)
2077 fara cannabisi
Municion luftarak dhe krehra
3 automjete
8 celularë
(BalkanWeb)
