Policia spanjolle ka zbuluar një tunel të madh nëntokësor me shumë nivele , të pajisur me shina dhe vagonë ​​që përdoren për transportimin e pakove me kanabis midis Marokut dhe Spanjës , në Ceuta, një enklavë spanjolle në Marok.

Operacioni policor, i cili zgjati më shumë se një vit, zbuloi “një labirint që i ngjante një miniere”, rrjeti i të cilit furnizonte me rrëshirë kanabisi në të gjithë Spanjën dhe madje edhe Evropën, tha sot Ministria e Brendshme Spanjolle.

Ministria shtoi se në bastisje të shumta u arrestuan gjithsej 27 persona dhe u sekuestruan më shumë se 17 ton drogë.

Shihni videon dhe fotot nga operacioni i policisë spanjolle.

I kamufluar pas një frigoriferi gjigant “I kamufluar pas një frigoriferi gjigant të papërshkueshëm nga zëri, tuneli kishte tre nivele: një bosht për zbritje, një dhomë të ndërmjetme për ruajtjen e pakove dhe një korridor të drejtë që të çonte në Marok”.

E gjithë struktura ishte e pajisur me shina, vagonë, rrotulla dhe vinça të vegjël për transportimin e paletave të kanabisit dhe ishte varrosur nën një depo industriale.

Një sistem pompimi dhe izolimi nga zëri lejonte që e gjithë struktura të funksiononte pa ngjallur dyshime.

Një seri sekuestrimesh droge në Ceuta dhe Andaluzi (Spanja jugore) e sollën këtë rrjet të gjerë, i cili vepronte me degë në Galicia (Spanja veriore), një rajon i njohur për trafikimin e drogës, në vëmendjen e hetuesve.

Vala e arrestimeve kulmoi me arrestimin, natën e 26 marsit, të njërit prej dy krerëve të rrjetit.

Gjatë bastisjeve, u sekuestruan 1.4 milion euro në para të gatshme, së bashku me 17 makina luksoze.

Spanja është një pikë hyrëse kryesore për trafikimin e drogës në Evropë për shkak të afërsisë me Marokun, një nga prodhuesit kryesorë të kanabisit në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb