Thellohet edhe më tej skandali ku gazetarët e News24 nuk lejohen të futen në godinën ku me vendim të Gjykatës së Tiranës të dhën ëditën e djehsme, duhet të futen dhe të nisin punën.
Shoqëria KAYO nuk ka lejuar gazetarët të marrin sendet e tyre duke mos lejuar kështu zbatimin e vendimit.
Drejtoresha e News24 Anila Jole ka deklaruar se e gjitha duket si një lojë absurde për të vonuar edhe më shumë rikthim e sinjalit të medias më të madhe informative në vend në televizionët e shqiptarëve.
“Mendova që nëse ka shtet do të na lejnte të zbatonim procedurat. Kjo që po ndodh është skandal. Duket një lojë që të vonojë zbatimin evendimit të vonojnë kthimine sinjalit. Ne bëmë kallëzim në polici do ta ëjmë në SPAK, mabasadat kanë reaguar, nuk dimë cctë presim tjetër që të zbatohet vendimi. Gazteraët janë këtu në pritje të rifilllimit të punës në 42 gradë. Presin të lodhemi ne? Ne nuk lodhemi!”, u shpreh Jole.
