Pas sinjalizimeve, Policia e kryeqytetit, ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”,  që dyshonte se kishte armë brenda.

Ndjekja përfundoi te rruga “Andon Zako Çajupi” në “Bllok”, ku automjeti Audi Q8 ka ndaluar pasi ka goditur 4 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia, pasi ka arritur ta ndalojë, një person është kapur dhe është sekuestruar një armë zjarri. Po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së personit të arrestuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb