Dy persona u arrestuan nga policia, pas sherrit mes dy grupeve në qytetin e Bilishtit, ku një 38-vjeçar mbeti i plagosur.
Në pranga përfundoi 39-vjeçari Guri Mazelliu, i cili plagosi me thikë në këmbë 38-vjeçarin Trajan Çeliku, konflikt i dyshuar për motive të dobëta.

Sherri ndodhi mesditën e së mërkurës, ku shtetasit Ylli Xhaçka, Trajan Çeliku dhe Marsel Buci ndoqën fillimisht me makinë 39-vjeçarin Guri Mazelliu, të cilin e dhunuan, si dhe i dëmtuan automjetin me sende të forta. 39-vjeçari Mazelliu është kundërpërgjigjur ndaj tyre, ku plagosi me thikë Trajan Çelikun dhe më pas u largua nga vendngjarja me makinë.

Burime për News24  bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në konflikt mes tyre, ndërsa dyshohet se shkak për sherrin mund të jetë bërë kontrabanda e mallrave nga kufiri i gjelbër, ku nuk kanë rënë dakord për ndarjen e parave.

39-vjeçari Guri Mazelliu akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”, ndërsa në pranga përfundoi edhe 37-vjeçari Ylli Xhaçka i akzuaur për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Procedohen penalisht  edhe 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.

Blutë kanë sekuestruar thikën e  dyshuar, që  u përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;
Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.

Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: