Deputeti socialist, Erion Braçe, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, ngriti shqetësimin e mungesës së një poliklinike në njësinë nr.5 në Tiranë, ku sipas tij, prej vitesh shërbimi shëndetësor ofrohet në katin e parë të një pallati.
Braçe tha se megjithëse i ka ngritur këto shqetësime në komisionin kuvendor të shëndetësisë, asgjë nuk ka ndryshuar.
“Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush”, tha Braçe.
Më tej ai përmendi dhe shqetësimin e mosdhënies së legalizimeve për ndërtime që datojnë prej 1990.
Sipas tij, janë gati 850 banesa në Selitë të palegalizuar prej 35 vitesh.
“Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe.
Erion Braçe: Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit.
Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë.
Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.
Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në
