Brenda vetëm disa muajsh para Kupës së Botës 2026, një problem “politik” mund të ndalojë pjesëmarrjen e një prej yjeve të Iranit, Mehdi Taremi. Sulmuesi 33-vjeçar, që ka luajtur më pare për Interin dhe Porto-n, dhe tani është te grekët Olympiacos, mund të jetë i detyruar të ndjekë turneun nga televizori për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që janë vendi mikpritës i Botërorit.
Për Taremin, pengesa është një urdhër ekzekutiv amerikan që kufizon hyrjen e qytetarëve nga 19 shtete, përfshirë Iranin. Më tej, sulmuesi ka kryer shërbimin ushtarak në Marinën e Guardianeve të Revolucionit (IRGC), që mund të sjellë refuzimin e vizës amerikane dhe ta bëjë të pamundur pjesëmarrjen e tij.
Nga ana e Federatës iraniane, presidenti Mehdi Taj ka shprehur shqetësimin dhe ka deklaruar se po merren parasysh opsione alternative për të siguruar që Iranit të mos i mungojë një nga lojtarët kyç nëse ky problem nuk zgjidhet.
