Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s janë të gatshëm të dërgojnë forca në Ukrainë, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban. Sipas tij Brukseli e sheh konfliktin midis Moskës dhe Kievit si “të vetin” dhe nuk po merr parasysh rreziqet që lindin nga përfshirja e tij gjithnjë e më e shumë.

Gjendja e liderëve të BE-së është “një e luftës”, tha Orban në një mbledhje të Partisë së tij Fidesz përpara zgjedhjeve të Parlamentit të BE-së. “Ka një shumicë pro luftës në Bruksel sot,” tha ai, duke shtuar se politika e BE “dominohet nga logjika e luftës”.

Pavarësisht të gjitha “parave dhe armëve, situata nuk po përmirësohet për Kievin, në fakt, ajo po përkeqësohet… Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë”, paralajmëroi Orban.

“Ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet sërish një lodër e fuqive të mëdha”, tha Orban.

“Udhëheqja në Bruksel duhet të largohet. Nuk meriton një shans tjetër. Duhet të ketë ndryshim në Bruksel. Kjo nuk do të ndodhë vetvetiu. Ne duhet ta bëjmë atë. Ne duhet të pushtojmë Brukselin”, ka thënë Orbani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb