Regjisori Bujar Kapexhiu i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, foli për artin, politikën dhe rëndësinë e karikaturave.

Gjatë intervistës në studio, Kapexhiu u shpreh kritik ndaj politikës shqiptare sot, duke thënë se sot ka vrarë buzëqeshjen. Regjisori Kapexhiu e përshkruan politikën si një art, por që fatkeqësisht, politikanët në Shqipëri e kanë kthyer në fyerje e sharje, duke e shpërndarë konfliktualitetin edhe jashtë Parlamentit.

“Politika sot ka vrarë buzëqeshjen, ndaj edhe njerëzit sot kanë këtë zymtësi. Politika është akt, veprim , ndërgjegjësim koncept, përballje, argumentim, por tek ne nuk ndodhin këto. Tek ne fillon me sharje dhe mbaron me fyerje. Ndaj dhe konfliktualiteti i madh i politikes nga rrjedhur nga Parlamenti, në shtëpitë tona”, tha ai.

Gjatë intervistës, foli për rëndësinë e karikaturave, duke komentuar në studio, dhe një prej karikaturave të tij, në të cilën shfaqet kryeministri Edi Rama.

Gjatë përshkrimit, Bujar Kapexhiu thotë se ajo tregon se në atë karikaturë shfaqet si njeriu që mund të bëjë çdo gjë që i shkon në mendje qoftë edhe e kundërligjshme.

“Ai mund të bëjë çdo gjë. Nëse i shkon në mendje për një gjë, është e kundërligjshme ai do ta realizojë. Por e pati në mendje,  mendje e tij që krijon do e bëjë”, shprehet ai.

Collage

Kapexhiu, thekson së politika sot është tërësisht e deformuar.

“Për një politikan një karikaturë është e rrezikshme, por më e rrezikshme është kur nuk ka asnjë karikaturë. Parlamenti sot ka një tufë të madhe me politikanë sezonale, siç kanë ardhur nga hiçi, ikin po nga hiçi. Por sot e tërë politika është një karikaturë, dhe gjithçka duket sikur është e deformuar dhe nuk të jep buzëqeshje, por dhimbje.”, shton ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb