Politikani serb Miroslav Paroviç, ka folur për tensionet në veri të Kosovës.
Sipas tij barrikadat e vendosura në Veri dhe përshkallëzimi i situatës i shërbejnë vetëm dy përfaqësuesve të Listës Serbe Milan Radoiçi dhe Zvonko Veselinoviç, të cilët u sanksionuan edhe nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas Paroviç, kryetar për Liri Popullore tha se e gjithë kjo është lojë e pistë Vuçiç dhe këtyre dy përfaqësuesve serbë në Kosovë.
“Barrikadat në veri të Kosovës i shërbejnë qëllimit që dy biznesmenë kontrovers të hapin një linjë të pavarur negociatash me një faktor të jashtëm. Sigurisht, Vuçiçit nuk i pëlqen fare kjo dhe për këtë arsye ai po përpiqet të përdorë ushtrinë për t’i thënë të njëjtit faktor të huaj se edhe ai është i gatshëm të shkaktojë një krizë të madhe”, beson Miroslav Paroviç.
