Politologu Agon Maliqi ka treguar se pse bashkësia ndërkombëtare po e mbështet presidentin serb. Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se vendet perëndimore po e mbështesin Aleksander Vuçiçin për t’a qetësuar opinionin serb.

Sipas tij, kjo po bëhet për shkak të luftës në Ukrainë. “Një pjesë e mbështetjes mund të jenë transaksionale për shkak të armëve të Ukrainës. Por kjo është më shumë një përpjekje për të qetësuar opinionin më të gjerë publik serb të shqetësuar nga implikimet e kolapsit të Rusisë: “Ne mund t’ju mbrojmë!”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka vlerësuar se presidentin serb për ndërkombëtarët duket njeri i dobishëm për ta zgjidhur çështjen me Kosovës. Maliqi ka shkrua se Vuçiçi politikisht është një njeri i vdekur që ecën. “Mendoj se kjo është ajo që donte të thoshte Chollet kur u pyet në Kongres për korrupsionin e Vuçiçit dhe tha: “Ne po provojmë diçka!” Vuçiç mbetet i dobishëm për të “zgjidhur Kosovën”, por ai politikisht është një njeri i vdekur që ecën. Pra, qasja është më shumë si “përqafimi i tij deri në vdekje”, ka shkruar Maliqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: