Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi se festat e ardhshme të Pashkëve mund të jenë të fundit të zhvillohen nën kërcënimin e pandemisë Covid-19.
Mateusz Morawiecki shkroi se ”programi kombëtar i vaksinimit po sjell shpresë në vend”.
Ai u bëri thirrje njerëzve të festojnë Pashkën me bashkime të kufizuara familjare.
“Koha e afërt simbolizon fitoren mbi vdekjen. Shpresa është gjithashtu ajo që ofrojnë vaksinat”, shkroi kryeministri në Facebook.
“Falë Programit Kombëtar të Vaksinimit Covid-19, kemi një mundësi të mirë që të jenë Pashkët e fundit nën një kërcënim të tillë”, shtoi ai.
Polonia po përjeton një rritje të infeksioneve Covid-19 me një rekord të të gjitha kohërave, me 35 143 raste të raportuara të premten e kaluar. //ATSH