Kryeministri polak Mateusz Morawiecki e quajti dje një fitore të dyfishtë marrëveshjen për kushtet e Shtetit të së Drejtës, i arritur nga liderët e BE-së, për zgjidhjen e bllokadës buxhetore dhe lejimin e pagesës së fondeve kundër koronavirusit të ri.

“Nga njëra anë, buxheti i BE mund të fillojë dhe Polonia do të marrë 770 miliardë zloty (174 milionë euro) prej saj”, sqaroi ai.

“Nga ana tjetër, këto fonde janë të sigurta sepse mekanizmi i kushteve është i kufizuar nga kritere shumë të sakta”, shtoi Morawiecki.

Komenteve të tij u bëri jehonë edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Ne kemi fituar. Në një periudhë të vështirë krize ekonomike pandemike, nuk ka kohë për të vazhduar debate politike dhe ideologjike që na parandalojnë të veprojmë”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij, Zoltan Kovacs.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb