Shërbimet sekrete polake kanë arrestuar një agjent tjetër të dyshuar për llogari të rusëve, i cili po spiunonte për vendet dhe portet ushtarake, shkroi të hënën në Twitter ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kamiński.

Ky është arrestimi i pesëmbëdhjetë në hetimin e një rrjeti spiunësh në Poloni. Sipas prokurorisë, i dyshuari është shtetas i Ukrainës, i cili jeton në Poloni që nga viti 2019. Sipas Kamińskit, ai paguhej rregullisht nga rusët për aktivitetet e tij.

Tashmë prokuroria po e heton për anëtarësim në një organizatë kriminale dhe punë për një shërbim të huaj sekret në dëm të Polonisë.

Në fund të qershorit, shërbimet sekrete polake arrestuan një lojtar profesionist rus hokeji, i cili dyshohet se ishte gjithashtu një anëtar i rrjetit të spiunazhit.

Ndër të tjera, grupi dyshohet se ka spiunuar rrjetin hekurudhor polak.

Polonia, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është qendra më e rëndësishme për furnizimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, e cila ka rreth 16 muaj që mbrohet nga një pushtim rus në shkallë të plotë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb