Shqipëria kërkon të afrohet edhe më shumë me historinë, teksa këtë mbrëmje në Varshavë mat forcat me Poloninë, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Play off të Botërorit. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro i ftuar në Sport News në News 24 pranoi shkallën e vështirësisë, por u shpreh besimplotë për arritjen e një rezultati të mirë.

A është kjo ndeshja më e rëndësishme në histori? “Kam 2 muaj që nuk fle”, u shpreh Sylvinho, që mendojë vetëm për këtë takim. Tani nuk besoj se dhe ju keni qëndruar 2 muaj pa gjumë, por kaq e vështirë është të përgatitësh një sfidë të tillë?

Ne e dijmë sa e vështirë është të përgatisim këtë ndeshje. Të gjithë biem në një mendje që është ndeshja më e rëndësishme. Shumë e vështirë të arrihet deri në këto situata, është një arritje shumë e madhe!

Flitet shumë për presion, që është te Polakët, pse duhet të jetë kështu, nuk besoj që te Shqipëria nuk ka presion, nuk kemi shkuar në Varshavë për turizëm, por për t’u kualifikuar në finalen e “play-off”.

Përgjegjësia është tek më i fortë. Polonia, në të gjitha aspektet është favorite kundrejt nesh. Luan në fushën e vet, ka me vete edhe historinë. Kanë një eufori të madhe, por në futboll nuk fiton gjithmonë favoriti.

Po ta shohësh Polonië në letër, nuk është të ngjall frikë, apo të këtë në përbërje super lojtarë, mbase përjashto vetëm Lewandoëskin dhe Zielinskin, por mbylli një fushatë kualifikuese me 17 pikë dhe i mori dy pikë Holandës, dy barazime. Me e fortë Polonia sot apo e para 3 viteve?

Polonia mbetet Poloni, është favorite dhe ka shumë faktorë. Patën ndryshimet e trajnerëve. Besoj u kujtohet problemi me trajnerin. Ndërrimi i teknikut ka qetësuar shumë situate dhe në këtë vit kanë bërë ndeshje të mira. Nuk mund t’i kthehem fitores 2-0, por analizoj humbjen 1-0 në Poloni më parë. Kjo më jep besim pasi ka qënë një ndeshje ku rivali nuk ka patur dominim. Duke iu refuruar asaj ndeshje dhe them edhe sot, duhet të jemi jashtëzakonisht kompakt.

Për fat të keq, nuk vijmë në këtë gjysmëfinale në momentin tonë më të mirë. Kemi disa mungesa si Manaj, Daku, Berisha, por më shqetësuese duket forma e disa lojtarëve që vijnë në këtë grumbullim të sapo rikthyer nga dëmtimet, ose me pak minuta në këmbë. Mendon se do të ndikojnë këto detaje?

Lojtari më stabël ka qënë Manaj, patjetër që ndikon edhe stoli. Ne kemi alternativa. Problem dëmtimi është tjetër, problem mos-aktivizimi është tjetër. Psh te Kosova, Zhegrova edhe kur luan bën diferencën, është i rëndësishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: