Polonia do të përballet me Moldavinë në miqësore, ndërsa më pas sfidon Finlandën në kualifikueset e Botërorit. Robert Lewandowski nuk do jetë i disponueshëm për polakët, pasi është shprehur se i nevojitet pushim.

“Unë dhe trajneri kemi vendosur bashkërisht që nuk do të marr pjesë në kampin stërvitor të ekipit kombëtar polak në qershor. Të luaj me Poloninë ka qenë gjithmonë një ëndërr e bërë realitet për mua, por ndonjëherë trupi të jep një sinjal se ka nevojë për pushim.

I mbështes lojtarët me gjithë zemër dhe besoj se kemi momente të bukura dhe shumë qëllime për të arritur”, ka shkruar Leëandoëski të hënën në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb