Polonia pret Shqipërinë në Varshavë me 26 mars, në kuadër të Play Off të Botërorit. Sulmuesi i polakëve, Lewandowski e konsideroi ndeshjen ndaj kuqezinjve si një nga ato që duhet fituar.
“Nuk po i qasem aspak ndeshjes ndaj Shqipërisë sikur të ishte loja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play-offi’ që duhet ta fitojmë”.
“Pastaj të luajmë në finale dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës. Vetëm si ekip, së bashku, mund të luftojmë për këtë kualifikim”.
“Ky është qëllimi për gjithë Poloninë dhe do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë”, ka deklaruar Lewandowski.
