Ndërkohë që ditën e sotme do të shqyrtohet sot marrëveshja me Italinë për emigrantët, disa të rinj kanë zgjedhur të protestojnë para GJK.

“Popull refugjatësh, kamp refugjatësh. Stop kësaj marrëveshje, stop propagandës”, dëgjoheshin të thonin të rinjtë.

Kujtojmë se shqyrtimi në Kushtetuese vjen si pasojë e ankimimit nga opozita.

Gazetari Osman Stafa në një raportim për News24, u shpreh se “Që prej orës 10:00 ka nisur çështja shqyrtuese për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Sipas 30 deputetëve të Partisë Demokratike ka dy shkelje në këtë marrëveshja, e para është shkelja Kushtetutës shqiptare dhe e dyta lidhet me të drejtat e njeriut”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb