Me thirrjet “populli i bashkuar pushteti i tmerruar”, qytetarët kanë vijuar marshimin në Tiranë.
Gjithashtu qytetarët kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar, ndërsa bëjnë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion.
95 ditë në shesh. 95 ditë rezistencë, qëndresë kundër të gjithë klasës së vjetër politike.
Gjatë marshimit kanë vijuar thirrjet: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”.
