Në vitin 2024, popullsia e Japonisë u tkurr me mbi 900,000 vetë – rënia më e madhe vjetore ndonjëherë, duke zbritur në 120.65 milionë banorë. Ky shënon vitin e 16-të radhazi me ulje të popullsisë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të nxitur lindjet, si kujdesi falas për fëmijë dhe oraret fleksibile të punës.
Ndërkohë, numri i të huajve që jetojnë përhershëm në Japoni arriti 3.67 milionë – niveli më i lartë që nga viti 2013 – dhe tani përbëjnë 3% të popullsisë totale, e cila është 124.3 milionë.
Japonia ka popullsinë e dytë më të moshuar në botë, me një moshë mesatare prej 49.9 vjeç. Rreth 30% e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Në vitin 2024, lindjet ranë nën 700,000 për herë të parë që nga viti 1899, duke arritur vetëm 686,061.
Situata ka rritur ndikimin e partisë nacionaliste Sanseito, e cila fitoi 14 vende në dhomën e lartë me sloganin “Japonia e Para”.
(Balkanweb)
