Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka përshkruar netët që ka kaluar me Donald Trumpin, në kohën kur nuk ishte ende president i SHBA-së. Në mediat amerikane kishte shpërthyer skandali ku tregohej se si pornoylli Daniels kishte fjetur me Trumpin, dhe miliarderi e kishte paguar më vonë rreth 130 mijë dollarë për të mos folur për natën që kaluan bashkë.
Edhe pse avokati i Trump i mohoi pretendimet, vet Daniels, që në të vërtetë quhet ndryshe, ka rrëfyer se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në kohën kur ai ishte i martuar me Melanian, ngjarje që kishte ndodhur në Nevada më 2006.
Ajo ka treguar se si Trump ia ka kërkuar numrin e telefonit gjatë një ngjarje të përbashkët, dhe më vonë ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën ndaj saj për të fjetur së bashku.
Ky është vetëm një ndër skandalet që e kanë karakterizuar Trumpin dhe qeverisjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Popullariteti i tij ka rënë dukshëm përgjatë ditëve në këtë post, pasi skandalet nga qeveria e tij nuk janë ndalur asnjëherë.
(BalkanWeb)