Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u takua këtë të shtunë me kancelaren gjermane Angela Merkel në Granse, 55 kilometra në veri-perëndim të Berlinit.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme ukrainase, sipas të cilës Poroshenko dhe Merkel diskutuan mbi situatën në lindje të Ukrainës.
Ministri Pavlo Klimkin deklaroi se kancelarja dhe presidenti konkretisht u fokusuan në mënyrat për t’i bërë “presion” Rusisë që të respektojë marrëveshjet e Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Donbas.
Gjithashtu, palët diskutuan edhe për procesin e integrimit Europian të Ukrainës, duke rënë dakord për asistencën që Gjermania do t’i ofrojë Kievit në këtë drejtim. (o.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb