Një emër i njohur i medias në Shqipëri, gazetar dhe moderatorja Kozeta Kurti erdhi në një intervistë për ‘FitStation’ nga Çenkuela Hasa ku foli për fillimet në gazetari dhe dashurinë e madhe për muzikën.
Moderatorja : Si e shikoni aktualitetin e muzikës në Shqipëri, këngët e reja që marrin mliona klikime, artistët e rinj këndojnë në Clube?

Kozeta Kurti: E para mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë abuzues në pjesë e klikimeve dhe kjo është një mënyrë për t’i treguar këtyre Clubeve të natës shiko sa ndjekës kemi ne për të përfituar punë. E dyta refuzoj dhe do refuzoj gjithmonë të më pëlqej një muzikë e cila nuk bëhet me gjuhë, fjalorin dhe infrastrukturën e muzikës që janë instrumentet. Nuk mund ta imagjinoj që një kitarë të zëvendësohet nga një tingull tastiere, një bateri gjithashtu. Jam e dedikuar dhe orientuar drejt muzikës që luhet me instrumente.

E kam thënë dhe në “Këngën Magjike” kemi një problem të madh te raporti midis interpretuesve dhe këngëve që ju ofrohen. Kjo vjen për shkak të influencave dhe se një këngëtare sot shkon në studio dhe porosit një këngë sikur po shkon dhe po blen patate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb