Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si personi që ka porositur rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Klevis Lleshit.
24-vjeçari u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Arben Lleshi, ky i fundit i ekzekutuar në burgun e Peqinit më 15 Dhjetor 2023.
24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste.
Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes (25 Shtator), ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Forcat operacionale kanë ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në Kamëz e Fresk.
