Artan Hoxha, gjatë një interviste në “Kjo Javë”, tha se qeveria po kërkon të asgjësojë portin e Durrësit i cili është porta kryesore që lidh Detin e Zi.

Sipas tij, për këtë port ka interesa të mëdha por Rama po kërkon ta asgjësojë qëllimisht.

“Ne e asgjësuam qëllimisht jo për papërgjegjshmëri. Ne po krijojmë një port tjetër që nuk krahasohet me atë të Durrësit. Ne dueht të krijojmë një port më të madh se ai ekzistues. Ne po shkojmë drejt një porti më të vogël se ai, që zvogëlojmë përmasat tona. Dhe për më tepër që kjo është një nyje strategjike dhe për partnerët ndërkombëtarë, ne tenderin që zhvilluam ja dhamë një konsorciumi që ka interesa, me pronarë ruso-grekë”, tha Hoxha.

Ai zbuloi se projekti i Porto Romanos, ishte një nga çështjet që solli në Tiranë ditët e fundit, ambasadoren amerikane në Greqi, e cila vizitoi papritur Ramën në Kryeministri.

Artan Hoxha:  Duan ta quajnë marina e Dubait dhe quhet marina e Durrësit. Po asgjësojnë portën kryesore që lidh detin e Zi, që ka interesa të mëdha. Dhe ti eleminon portin e Pireut dhe ti merr një rëndësi të vecantë, je këmba e urës për tu hedhur në Evropë. Ne e asgjësuam qëllimisht jo për papërgjegjshmëri.

Ne kemi port në Vlorë dhe ska vinç. Dhe portin e Durrësit po e asgjësojmë, po ja heqim kombit shqiptar një nga asetet e tij.

Ne po krijojmë një port tjetër që nuk krahasohet me atë të Durrësit. Ne dueht të krijojmë një port më të madh se ai ekzistues. Ne po shkojmë drejt një porti më të vogël se ai, që zvogëlojmë përmasat tona. Dhe për më tepër që kjo është një nyje strategjike dhe për partnerët ndërkombëtarë, ne tenderin që zhvilluam ja dhamë një konsorciumi që ka interesa, me pronarë ruso-grekë. Pra asetin tënd kryesor më të madh në vend, ja beson dikujt që nuk është i mirëpritur, s’po jap informacione që e kanë agjencitë secrete. SHBA dhe BE nuk I mirëpret këta zhvillues të këtij projekti. Ky asset kthehet në një asset të NATO-s uk ibesohet këtij projektoi. Rama tha se ne e bëmë këtë pikërisht pë rpresionin e SHBA dhe BE sepse na thanë se do kenipasoja. Një nga vizitat e fundit të ambasadores së SHBA në Greqi në Tiranë, një nga shkaqet është dhe porti i Porto Romanos. Një nga arsyet dhe ne duhet të jemi shumë të kujdeshsëm, pasi po i bëjmë dëm kombit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb