Portieri i Interit, Yan Sommer ka dhënë një intervistë së fundmi për Sport Mediaset, ku ka folur për diferencat mes trajnerëve Chivu dhe Inzaghi, sakaq është ndalur edhe tek çështja titull.
‘Diferencat mes Chivu dhe Inzaghit? Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Kemi kaluar momente shumë të bukura me Simeonen dhe tani me Christian. Chivu është një trajner që flet shumë me lojtarër, dëgjin atë që mendojme dhe për ne kjo është e rëndësishme. Përsa i përket aspektit të lojës, kemo ndryshuar pak në krahasim me më parë; jemi më vertikalë.
‘Gjendemi në një situatë të mirë; kemi punuar shumë për të arritur deri këty dhe tani na mbeten 7 ndeshje shumë të rëndësishme. Kupa e Italisë dhe kampionati janë 2 objektiva të mëdha në këtë sezon ku duam të fitojmë tituj; duam si kupën ashtu edhe kampionatin. Por tani është shumë e rëndësishme që të ecim hap pas hapi dhe të qëndrojmë të përqendruar në atë që duam të bëjmë’- tha Sommer.
