Që nga muaji shtator, portieri i Paris-Saint Germainit, Kevin Trapp, ka kaluar një periudhë të vështirë në kryeqytetin francez.

Pas gafave që i kushtuan fitoren PSG-së ndaj Bordeaux, ku në ndeshjen e përfunduar 2-2, portieri gjerman ishte fajtor në të dy golat e pësuar, tashmë duket se 25-vjeçari është ambientuar më së miri në “Parc des Princes”.

Pas takimit të së dielës midis PSG dhe Marseille, Kevin Trapp duket se ka shpenzuar mbrëmjen e së dielës me popstarin Rihanna, teksa kishte lënë mbresa te ylli nga Barbadosi gjatë fitores 2-1 të PSG-së ndaj Marseille.

Rihanna u pa në tribunën e stadiumit, Parc des Princes, së bashku me personazhe të tjerë të spektaklit si Kendall Jener dhe Gigi Hadid, të cilët ishin të pranishëm në Paris për javën e modës. Dhe me sa duket, ajo mbeti “e magjepsur” nga 25-vjeçari gjerman, i cili arriti të priste një 11 metërsh gjatë “klasikes” së parë të sezonit.
(er.nu/tg/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb