Baboucarr Gaye, portieri i Shkëndijës, doli në konferencë para ndeshjes së Conference League ndaj AEK Larnaca.
“Natyrisht, ne punojmë shumë në detaje për kundërshtarët tanë, në këtë rast edhe AEK-un. Ata janë një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Jo vetëm unë si portier, por i gjithë ekipi të jemi të vëmendshëm për cilësitë e tyre, jemi duke punuar në këtë drejtim falë edhe stafit të trajnerëve. Pra, secili duhet të jetë i vetëdijshëm për kualitetet e tyre, por edhe kualitetin tonë dhe gjithë këtë ta shfaqim nesër në këtë ndeshje.
Sa u përket pritjeve para ndeshjes, mendoj se është e njëjtë çdo herë. Përgatitesh sa më mirë që mundesh dhe thjesht përpiqesh të përqendrohesh në punën tënde. Në këtë rast, puna ime është ta mbaj portën të sigurtë. T’i mbështes djemtë, të jesh aty dhe për të ndaluar krosimet, çfarëdo që vjen, thjesht të jesh aty, aktiv dhe mbështetës. Thjesht po përpiqem të përqendrohem te detyrat e mia në ndeshje dhe të qëndroj i qetë është gjithçka që bëj para ndeshjes” – Tha ai.
