HOLANDE- Gjatë ndeshjes mes Go Ahead Eagles dhe Nac Breda, është shënuar një moment prekës. Ttifozët vendas i kushtuan një homazh portierit kundërshtar Jelle ten Rouwelaar, 36 vjeç, lojtarit simbol të Bredas.

E ëma e portierit u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare.

Dhe në minutën e 61-të të takimit, tifozët bënë një gjest prekës. I gjithë stadiumi këndoi me zë të lartë “You’ll never walk alone” (“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”), duke e prekur portierin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: