Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News24, Meçollari tha se kompanitë europiane nuk kanë kthyer përgjigje sepse nuk ka studim fizibiliteti dhe askush nuk ka ndërmend të hedhë para ‘në një gropë financiare’.
“Porto Romano nuk ka studim fizibiliteti nuk e di njeri se kush e ka përzgjedhur vendin. Kanë ndërtuar Port në një vend që nuk mund të ndërtohet port. Është vend sizmik, është dhe i hedhur sepse ka qenë kënetë. Kompanitë europianë nuk kanë kthyer përgjigje sepse studimi nuk fizibilitet dhe askush nuk ka ndërmend të hedhë para në një gropë financiare”, tha ai.
