PORTUGALI-Kjo video është xhiruar në Nazare, Portugali, një vend i njohur për dallgët gjigande të cilat kalohen nga sërfistët. Është e vështirë, të mos themi e pamundur, të dallosh sportistin që kalon këtë mur prej uji e lartë 35 metra.

Por duke gjykuar nga dëshmitarët, autori i videos dhe stafi i sportistit, duket që është portugezi Hugo Vau, një sërfist i njohur, i cili ka arritur të kalojë këtë dallgë të pabesueshme.

Filmimi, i verifikuar edhe nga World Surfing League, është duke u shqyrtuar për të hyrë në rekordet Guinnes, për shkak të lartësisë së madhe të dallgës.

Në rast se konfirmohen 35 metrat, kjo do të jetë dallga më e lartë e kaluar ndonjëherë nga një sërfist.

Rekordin aktual, të fiksuar gjithmonë në Nazare, e mban Garret McNamara, në 2011, kur arriti të kalojë një dallgë 23 metra të lartë.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb