Roma mbërriti në Faro këtë të enjte dhe, në aeroport, José Mourinho u pyet për thashethemet që e lidhin atë me stolin e kombëtares portugeze.

Trajneri portugez nuk ka komentuar për këtë temë, duke zgjedhur kështu të heshtë. Sinjal i qartë ky nga Mou, pavarësisht se ka konratë aktuale me ekipin italian.

Roma dotë qëndrojë në atë rajon deri më 22 dhjetor. Madje, është planifikuar një ndeshje miqësore kundër Casa Pia. Gjithashtu, takime të tjera në program janë ato me Cádiz dhe Waalwijk.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: