Policia e Kukësit ka arrestuar një 20-vjeçar që posedonte një sasi kanabisi në automjetin me të cilin udhëtonte.

Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit në automjet u gjetën sasia e lëndës narkotike, një grirëse dhe një peshore elektronike.

Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi:

Iu gjetën në automjetin që e drejtonte pa leje, një sasi kanabisi, një grirëse dhe një peshore elektronike, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 20 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Gostilit, dhe gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse dhe një peshore elektronike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për hetime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb