Lufta ndaj trafikut të drogave në kryeqytet është intensifikuar kohët e fundit, me policinë që thuajse çdo ditë arreston individë dhe sekuestron lëndë narkotike.

Në Tiranë, mbrëmjen e kaluar është prangosur një vajzë 31-vjeçare. Gjatë kontrolleve asaj i është gjetur me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen S. A., 31 vjeçe, pasi i gjetën me vete një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Policia e Tiranës njoftoi gjithashtu arrestimin e procedimin e disa personave të tjerë nga dhuna në familje e deri te konfliktet banale.

Njoftimi i Policisë

-arrestuan shtetasin J. K., 37 vjeç, sepse më datë 19.06.2025, në rrugën “Selim Brahja”, për motive të dobta, ka goditur me sende të forta, shtetasit A. M dhe O. M. Si  pasojë ka pësuar dëmtime shtetasi O. M i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte babain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, pasi kishte me vete një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 66 vjeç, pasi:  Në rrugën “Vangjel Noti”, 66-vjeçari, në ambientet e magazinave të filialit të një firme private, dyshohet se ka djegur letra amballazhimi, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 56 vjeç, pasi në rrugën “Dalip Topi” ka kanosur me fjalë 38-vjeçar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb