Vlora ka prej disa ditësh është pa ujë të pijshëm. Qytetarët në Vlorë janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh. Ata janë futur brenda teatrit “Petro Marko” ku kanë ndërprerë edhe shfaqen gala të organizuar nga Bashkia. Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, ishin thirrjet e tyre.

Qytetarët në Vlorë të revoltuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indijuar ata shprehet se zyrtarët duhet të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe jo të bëjnë propagandë.

“Ky investim paska qenë falsitet. Unë kam detyrë të protestoj. Të marr atë që më takon, kam të drejtë të protestoj.

Do i kërkohet kryetares së bashkisë dhe atyre që shkojnë të bëjnë foto dhe propagandë, të bëjnë punë sepse me propagande nuk mund të lahesh apo të pish ujë”, u shpreh një qytetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: