Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar një rast të paprecedent të ndodhur në Tiranë, ku një postier pasi ja ka sjellë pensionin në shtëpi aktivistit të PS, Gugash Kamberi, i cili u nda sot nga jeta, u kthye ta marrë mbrapsht atë, kur mësoi lajmin e keq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Kamberi ka dhënë një kontribut të çmuar për Partinë Socialiste, teksa sipas tij, e ka ndihmuar edhe në zgjedhjet e fundit, pavarësisht se ishte i paralizuar.
Braçe shkruan se një akt i tillë është i turpshëm dhe aspak njerëzor.
Postimi i plotë
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE,
NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE,
MBETET I TILLE!
Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo;
Ishte aktiv deri ne fund!
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST;
Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund;
Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;
Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!
Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5?sa, 9ta e kudo qe jane!
GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS;
U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE!
______________________
Tani kam nja dy fjale;
Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat;
Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?!
NUK DI! JAM PA FJALE!
Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!
Behuni njeeeeereeeeez!!
