TIRANE

Ndërkohë që në media kohët e fundit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë shndërruar në dy personazhet më të përfolur të momentet, mesa duket Majk është bërë pjesë e aludimeve të shumta.

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video të Xhensilës, e cila shfaqej e veshur me një fustan të tejdushëm, duke treguar format e saj perfekte trupore.

Artisti është penduar dhe e ka fshirë menjëherë këtë video dhe kaq është dashur që përdoruesit e rrjeteve të sociale të spekulojnë se mes Majk dhe Xhensila Murtezaj mund të ketë lindur një ndjenjë dashurie.

  • foto galeri

Lidhur me këto aludime të shumta, Majk ka vendosur të sqarojë të gjithë ndjekësit e tij se cila ishte arsyeja që ai e postoi dhe më pas e fshiu menjëherë videon.

“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan këngëtari, duke hedhur poshtë spekulimet për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb