Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, i ftuar në Log ka kritikuar ndërhyrjen e qeverisë në kompetencat e pushtetit lokal.
Haxhimali tha se qeveria përmes një raporti të performancës së bashkive, ka pranuar se në këto kushte mund të përgjysmohet numri i tyre.
“Jam kritik me bashkitë, por qeveria të pranojë dështimin e reformës, duhet ta rregullojë reformën në sistem”, tha Haxhimali, teksa fajësoi dhe bashkitë që sipas tij, kanë dështuar në disa detyra të tyre sic është menaxhimi i mbetjeve.
Teksa qeveria ka pranuar dështimin e reformës territoriale, eksperti tha se Përgjegjësinë kryesore e ka qeveria por nuk janë pa përgjegjësi dhe bashkitë.
Agron Haxhimali: Miliona euro asistencë teknike duke shkuar dëm për landfillet. Përgjegjësinë kryesore e ka qeveria por nuk janë pa përgjegjësi dhe bashkitë.
jam kritik me bashkitë por qeveria të pranojë dështimin e reformës, duhet ta rregullojë reformën në sistem.
Nëse bëjnë ndryshime të vogla, nuk e zgjidhin punën me 5 bashki. Reforma territoriale nuk bëhet me qejfin e askujt, duhet të shikosh territorin, systemin administrative, mos e ngarko pushtetin vendor me përgjegjësi, si Kukësi.
Jam kritik me bashkitë që nuk mbledhin taksën e pronës, vetëm 30 përqind mblidhet. Sistemi zgjedhor ka nevojë të rishikohet.
Duhet ti rikthehet një modeli të ri të qeverisjes vendore.
