PRISHTINE- Gazetari i portalit kosovar online Express Berat Buzhala ka shkaktuar polemika me një foto të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku shihet kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, teksa lutet në xhami dhe upss i kanë dalë të pasmet.

Por kjo foto e shpërndarë në rrjetet socile duket se e ka ngacmuar gazetarin Buxhala, i cili shtron pyetjen nëse kishte veshur apo jo të brendshe kryekomunari Harizi.

“+ 18. Une jam rrit me keso pamje. Pothuajse nuk ka burre shqiptare, qe ka lind para vitit 1960, e qe nuk e ka kete telashe me pantolla, sa here qe germucet. Edhe Luten, ne xhami, e paskan tradhtuar pantollat, duke ia dhuruar publikut, sic do te thoshin italianet: hanen e plote. Ceshtja shtrohet tash: a kishte te brendshme kryetari i Gjilanit, qe eshte edhe mik i imi. p.s. A e hetojne flladin athu more?”,- shkruante me një ironi therëse në gegnishte të Kosovës Buzhala.

Portali Express raporton se pas kësaj fotoje dhe komentit përkatës, ka reaguar Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Haziri pretendon se shkrepja e fotografisë është bërë me qëllim denigrimi.

Ja çfarë thotë ai: Shkrepja e fotos në shtëpinë e Zotit me qëllime denigrimi, është gjesti më i ulët që dikush mund ta bëjë. Kjo tregon kulturën e secilit dhe cka me thanë për disa që edhe në tempujt e lutjeve merren me diçka që ka qenë shumë aksidentale! Ne shkojmë në xhami për t’iu lutur Zotit, e ju merruni me ne. Çudi qysh disa media u japin hapësirë njerëzve, të cilët pa fije karakteri cenojnë privatësinë e të tjerëve, duke lejuar fotoshop. Me besim të thellë në Zot, lutem që të mos ketë njerëz të tillë në shtëpinë e Zotit! LH

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: