Thomas Myller përveçse një futbollist i rëndësishëm i Bayern Mynchen dhe i kombëtares gjermane është edhe një personazh karizmatik. 28-vjeçari jo rrallë është bërë protagonist me batutat e tij, siç është edhe rasti i fundit.

Në një intervistë për një televizion brazilian për Kupën e Botës ai ka folur për atë fitore 7-1 të Gjermanisë 4 vite më parë. Por sigurisht që futbolli nuk ishte tema e vetëm që u diskutua.

Gjatë intervistës, ai ka thënë: “Mbaj mend se gjyshi im ka patur një qen që shikonte stacione braziliane dhe kjo më bën mua gjysmë brazilian”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb