Pas një të marte të jashtëzakonshme me plot emocione e përballje spektakolare të bigëve të Evropës, këtë të mërkurë faza çerekfinale do të vijojë me 2 sfidat e mbetura. Barcelona-Dortmund dhe PSG-Aston Villa.
Në katalonjë, skuadra e Hansi Flick është favoritja e madhe jo vetëm për të kaluar gjermanët e Borussias së Dortmundit por edhe për ti shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Tekniku gjerman i blaugranave pritet të aktiviozjë lojtarët e tij më të mirë, teksa Yamal,Lopez, Raphina dhe Lewandovski pritet të udhëheqin repartin ofensiv. Ndërkohë ndryshe nga Barcelona që është në garë për 3 kompeticione, gjermanët e Dortmund janë totalisht të përqendruar tek sfida e dyfishtë me katalanasit, për të shkaktuar befasinë e madhe në këtë fazë. Verdhezinjtë do të vuajnë mungesën e Schloterback, i dëmtuar së fundmi, ndërsa majën e sulmit do ta udhëheqë si gjithmonë Guirassy.
Në “Parc des Princess”, kampionët e saposhpallur të Francës PSG do të presin anglezët e Aston Villës. Skuadra e Luis Enriques është favorite për të kaluar në gjysmëfinale sidomos pasi eleminuar raundin e shkuar ekipin kryesues të Premier League Liverpool. Megjithatë parizientët duhet të tregojnë kujdes, skuadra e Aston Villës nuk do të vijë kursesi për shëtitje në kryeqytetin Francez, sidomos duke qenë se në krye të anlgezëve është tekniku spanjoll Unai Emery, që e njeh shumë mirë Psg duke qenë se i ka drejtuar ata në sezonet 2016-2018. Të dy teknikët pritet të rreshtojnë në fushën e lojë formacionin më të mirë të mundshëm, në një tjetër sfidë që premton gola e spektakël.
