Interi përballet sonte me Genoan, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Mbrojtësi i zikaltërve, Benjamin Pavard ka vlerësuar në maksimum skuadrën nga Genoa, në intervistën e dhënë para ndeshjes.

“Si do ta përballojmë ndeshjen? E dimë që është një ekip i komplikuar, na ka vënë në vështirësi. Do të kemi të gjithë mbështetjen e tifozëve tanë për të dhënë maksimumin sonte”.

“Si e përgatitëm fazën e sulmit? Si të gjitha ndeshjet e kemi studiuar mirë. Duhet të kemi një fazë të mirë mbrojtëse dhe ne mbrojtësit duhet të ndihmojmë edhe në sulm” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: