Trajneri i Skocisë, Steve Clarke doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të Europianit me Gjermaninë.
“Shumica e lojtarëve janë përballur me ndeshje të shkëlqyera më parë, kështu që jam i sigurt se do ta përballojnë mirë edhe këtë. Ata janë një ekip i mirë. Kur u hodh shorti, prisja që të ishte një ndeshje e vështirë dhe asgjë nuk më ndryshoi mendjen”.
“Mendoj se të gjithë duhet të jemi krenarë që jemi këtu. Ka kaluar shumë kohë që nga viti 1998 kur kemi marrë pjesë në një turne si ky. Shpresojmë që në fund të jemi edhe më krenarë që kemi bërë diçka pak më të veçantë kur bëhet fjalë për futbollin skocez” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
