Kombëtarja italiane, nën drejtimin e Gennaro Gattuso, ka nisur një kapitull të ri duke lënë pas të kaluarën dhe duke u fokusuar te e tashmja. Mesazhi është i qartë: rëndësi ka vetëm momenti aktual dhe forca e grupit.

Në prag të play-off-eve, skuadra po jep sinjale pozitive: lojtarët, edhe pse me probleme fizike, po bëjnë maksimumin për të qenë në dispozicion. Një ndryshim i dukshëm krahasuar me të kaluarën, ku shpesh dëmtimet çonin në largime nga grumbullimi.

Ky mentalitet i ri është rezultat i punës së stafit teknik dhe të Gianluigi Buffon, të cilët kanë theksuar rëndësinë e fanellës së kombëtares.

Sa i përket gjendjes së skuadrës, ka optimizëm: Alessandro Bastoni dhe Gianluca Mancini nuk shqetësojnë, ndërsa Sandro Tonali pritet të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. Nën vëzhgim mbeten Riccardo Calafiori dhe Gianluca Scamacca, me këtë të fundit që po lufton për të qenë gati.

Përjashtimi i vetëm është Federico Chiesa, i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes jo optimale fizike. Në vend të tij Gattuso ka thirru sulmuesin e Bolognës, Nicolo Cambiaghin.

Në aspektin taktik, Gattuso ka provuar skemën 3-5-2, ndërsa disa lojtarë kanë vijuar stërvitjen e diferencuar për arsye fizike. Italia kërkon rikthimin në nivelet më të larta, dhe sinjalet e para nga grupi duken inkurajuese.Sfida ndaj Irlandës së Veriut po troket. “Azzurrët” e kanë të ndaluar të gabojnë. Mos marrja pjesë për here të 3 me radhë në finalet e një Kupe Bote, do të ishte tragjike për kombin italian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb