Një ndërhyrje e shpejtë e Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit ka parandaluar një tragjedi në lumin Devoll, ku një traktor mbeti i bllokuar në ujë në zonën e quajtur “Bishti i Nartës”.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mëngjesin e sotëm ekipet zjarrfikëse morën informacion për mjetin e bllokuar në lumë dhe u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë dhe operacionit të shpëtimit, u nxorën të sigurt tre persona: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i traktorit.

Mësohet se mjeti bujqësor ishte zhytur në ujë deri në nivelin e kabinës, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb