Sulmuesi i Partizanit, Rrok Toma, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Teutës.
Si e ke gjetur veten te Partizani –
Toma: Jam i fundit që kam ardhur në këtë klub dhe më kanë pritur jashtëzakonisht shumë mirë, trajneri, tifozët, çunat shumë mirë.
Çfarë ndjesie është të luash kundër ekipit të Teutës, pasi keni qenë pjesë e tyre –
Toma: Jam shumë mirënjohës ndaj tyre pasi ishte viti i parë ku unë luajta aq ndeshje në futbollin profesionist. Ne atje shkojmë për fitore dhe shpresojmë që ta arrijmë.
Si e shikoni përballjen me Teutën –
Toma: Ne jemi një ekip agresiv, duhet të shfrytëzojmë agresivitetin që kemi, të jemi skuadër dhe besoj që kështu mund të arrijmë fitoren. Tani Teuta ka ndryshuar nuk e di se si janë brenda grupi i tyre por mua më intereson që të fitojmë ne.
Atmosfera në skuadër –
Toma: Kemi disa kohë që diskutojmë, normale jemi përgjegjës për situatën, por jemi një grup i fortë kemi kualitet. Jemi shumë borxhli ndaj tifozave. Unë besoj që do ja dalim të bëjmë kthesën të gjithë bashkë.
