Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit IVLP të Departamentit të Shtetit.
Ai u takua me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut, gjyqtarin Paul Newby, si dhe me Prokurorin e Përgjithshëm të 47-të të këtij shteti, Z. Robert Higdon Jr.
Takime të tjera u zhvilluan me Prokurorin Jordan Ford, Drejtues për Krimet Financiare pranë Konferencës së Prokurorëve të Karolinës së Veriut, si dhe me Prokurorin Federal Russ Ferguson dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Tulsas, Oklahoma, Z. Steve Kunzweiler.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja me përvojat dhe praktikat më të mira në ndjekjen penale dhe administrimin e drejtësisë në SHBA, si dhe prezantimi i Shoqatës së Prokurorëve. Diskutimet përfshinë rëndësinë e shkëmbimeve profesionale për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efikasitetit të ndjekjes penale, si dhe mundësitë për bashkëpunime të ardhshme.
Ky vizitë konsiston në një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të praktikave më të mira dhe fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
