Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvilloje pasditen e sotme seancën për dhënien e mandatit të deputetit Pandeli Majko. Ky i fundit dorezoi sot formularin e dekriminalizimit.
Kujtojmë se Majko nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Nga ana tjetër pas arrestimit të Alqi Bllakos, sipas Kodit Zgjedhor parashikohet se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse. Kështu Pandeli Majko do të zëvendësojë Bllakon.
NJOFTIMI I KQZ
Sot, më datë 04.04.2022, ora 16:00 zhvillohet seanca publike e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me këtë rend dite:
1.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Pandeli Sotir Majko.
