Administrata e Presidentit Donald Trump ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara përpara fundit të vitit.

Sipas autoriteteve amerikane, personat që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë mund të regjistrohen përmes një aplikacioni të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku duhet të japin të dhënat personale për të përfituar udhëtim falas drejt vendit të origjinës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se migrantët pa dokumente “duhet të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të vetë-deportohen”, duke paralajmëruar se ata që nuk e bëjnë këtë do të përballen me arrestim.

Masa është pjesë e politikave më të ashpra të administratës Trump për emigracionin dhe synon të ulë numrin e migrantëve të parregullt në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb